Subscribe

Aksi Shkodër-Murriqan tashmë është rikonstrukuar plotësisht, duke lehtësuar lëvizjen e të gjithë përdoruesve të kësaj rruge .Kryeministri Edi Rama inspektoi përfundimin e punimeve, investim që kap vlerën e 1.5 milionë eurove.

 

“Programi Kombëtar i mirëmbajtjes, për herë të parë është program mirëmbajtjeje, se deri dje ka qenë program grabitjeje dhe program gallate. Absolutisht s’ka pasur mirëmbajtje rrugësh, por vetëm hidh pluhur sipër dhe ik. Pas kësaj do të jetë shumë më e qartë dhe shumë e lehtë për të vazhduar për të mirëmbajtur mbi këtë bazë, se është ndërtuar me standarde të larta dhe faktikisht është një mirëmbajte e thellë. Ky është rindërtim rruge, nuk është mirëmbajtje, në kuptimin që u hap një gropë dhe u vu një shtresë,”-tha Kryeministri.

 

Sipas shefit të qeverisë programi Kombëtar për infrastrukturën po vendos standarde të larta në mirëmbajtjen e rrugëve.

 

“Me Bankën Botërore që financojnë një pjesë të programit, ne patëm një takim dhe u shprehën me nota superlative për programin dhe për mënyrën se si është i gjithi i ndërtuar. Se nuk është thjesht çështja e financimit, se në këtë histori për 30 vjet nuk është se kanë munguar lekët, thjesht, këtu ka munguar komplet e gjithë mënyra e konceptimit dhe e organizmit. E vërteta është që programet e mirëmbajtjes në të gjithë rajonin për një kohë të gjatë kanë qenë dështime spektakolare, ndërkohë që ky program mirëmbajtjeje është program me standarde të larta. Në rrugën Tiranë-Durrës, siç u bë mirëmbajtja, ishte një estradë shumëvjeçare që përsëritej dhe gropat vetëm shtonin gropat. Tani është mirëmbajtje e thellë.”

 

Rikonstruksioni i rrugës Shkodër- Murriqan shkurton ndjeshëm kohen e udhëtimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *