Kryeministri Edi Rama pas takimit me kancelaren Gjermane Angela Merkel, i ka dhuruar librin e tij të fundit me piktura.
Kancelarja përmes një postimi në Instagram ka postuar një foto të kryeministrit, teksa ky i fundit i shpjegon pikturat.
“Kancelarja Merkel pret Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Politikani është gjithashtu një artis dhe i dhuroi kancelares librin e tij të fundit”.
Kryeministri Edi Rama u takua me kancelaren Merkel për t’i kërkuar Bundestagut gjerman “PO-në” për hapjen e negociatave në muajin tetor.





