Kryeministri Edi Rama ka thënë se pritet një marrëveshje mes kadastrës së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë.
Rama, menjëherë pas fjalës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë në Selanik, u pyet nga mediat greke për çështjen Beleri.
Lexo edhe :
Related Posts
Kreu i vendit tonë ka theksuar se ka një këndvështrim që ndryshon nga ai i Greqisë, teksa shton se ndjen keqardhje që zhurma dhe përmasat që ju dhanë çështjes Beleri të zhndërroheshin në problem mes dy vendeve
Rama: Para së gjithash, besoj se ka një keqkuptim total për pronat në Himarë, dhe ka shumë dezinformata në lidhje me çështjen e pronës, sepse nuk ka një gjë të tillë si problem specifik të pronave atje. Ka një çështje në gjithë Shqipërinë për pronat, të cilën po e përballojmë çdo ditë dhe po përparojmë.Dhe në fakt me kryebashkiakun e ri të Himarës po bëjmë shumë punë të mirë dhe brenda pak javësh do të përfundojmë regjistrimin e të gjitha shtëpive në të gjithë bashkinë. Kështu që gjithçka që kam lexuar, dhe kam lexuar shumë marrëzi në mediat greke për shpronësimet, apo disa devijime, nuk bazohen në fakte.Kjo është thjesht propagandë.
Drejtësia në Shqipëri është e pavarur dhe askush nuk mund të ndërhyjë në të, as qeveria shqiptare, as qeveria greke dhe sistemi i drejtësisë shqiptare ka marrë një vendim.Pra, ky vendim nuk është për diskutim, është vetëm për zbatim. Dhe një tjetër lajm i rremë është se unë refuzoj të takohem me të, sepse kjo nuk është e vërtetë. Unë thjesht nuk kam takime me eurodeputetët dhe kaq.Nuk i kam takuar europarlamentarët, jo tani, por as në të kaluarën.
Ajo që ndodhi nuk e ndryshon pikëpamjen time se Kyriakos është një lider shumë modern i Greqisë dhe unë e shoh atë si një person shumë inteligjent. Shumë i arsimuar, politikan shumë i zoti.Kështu që unë kam për të veç respekt dhe miqësi dhe ne jemi miq.Unë e konsideroj atë një mik të mirë. Sigurisht që ai është kryeministri i Greqisë dhe unë jam kryeministër i Shqipërisë dhe në këto poste mbizotërojnë interesat kombëtare apo çfarëdo që ju konsideroni interesa kombëtare mbi miqësinë dhe kështu është, por nuk shoh asnjë problem nga ana ime për të forcuar më tej këtë marrëdhënie me Greqinë.







