E martë, 13 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryeministri Rama dhuron gjak: Kontribut i vyer dhe shumë pozitive për organizmin

Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut në mjediset e Kryeministrisë vijoi edhe këtë vit, si një akt simbolik dhe solidar për të shpëtuar jetë.

Kryeministri Edi Rama, dhurues i rregullt i gjakut prej shumë vitesh, iu bashkua sërish kësaj nisme së bashku me punonjës të administratës së Kryeministrisë.

Reklamë

Apeli i Kryeministrit shkoi për një angazhim më të gjerë të qytetarëve në këtë akt jetik. Ai theksoi se dhurimi i gjakut është një shprehje konkrete e solidaritetit njerëzor.

“A jeni të informuar ju që kjo është shumë pozitive për organizimin? Kjo të rinon, të rigjeneron, të ndërrohet gjaku, të pastrohet.  Përveç faktit që është kontribut shumë i vyer. Se duhet të vësh veten në pozitën e atyre prindërve që i kanë fëmijët me këto nevoja, por përtej kësaj është dhe shumë zhvillim pozitiv për organizmin tënd”, u shpreh Kryeministri Rama.

Reklamë

Fushata sensibilizuese për dhurimin e gjakut synon të ndërgjegjësojë publikun për rëndësinë e dhurimeve vullnetare dhe ndikimin që kanë në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe forcimin e ndjenjës së solidaritetit në shoqëri.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë