Subscribe

Mjekët, por edhe mësuesit, do të përfitojnë rritje page. Premtimin e dha kryeministri Edi Rama duke folur në Parlament, në çelje të sesionit të ri. Sipas Ramës, për mjekët, rritja e pagave do të jetë më e larta ndonjëherë. Ai shtoi se gjithçka do të adresohet dhe zbardhet kur të diskutohet për projektbuxhetin.

 

 

“Kemi nevojë për të adresuar pagat e mjekëve dhe të mësuesve. Mjekët sidmos, por edhe mësuesit, janë dy kategori që në këtë fazë të zhvillimeve të vendit dhe të jetës sonë kanë një rol ekstra për shkak të vështirësive plus që ka krijuar pandemia dhe besoj që ne i kemi mundësitë që për mjekët të bëjmë një rritje pagash si asnjëherë më parë në këto 30 vjet duke ju qëndruar pranë dhe duke ju shprehur një vlerësim legjitim për ta dhe një respekt të merituar për ta. Po ashtu, edhe për mësuesit, si një tjetër kategori që dop të përballet me një vështirësi ekstra.”

 

 

Rritja e pagave për ta, sipas Edi Ramës, do të vijë për punën e vështirë që kanë në kohë pandemie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *