Pas shumë ditësh protestash të dhunshme në malin e zi, Kryeministri Dushko Markoviç i bëri thirrje kreut të kishës ortodokse në Podgoricë të ndalojë menjëherë nxitjen e dhunës së protestuesve ndaj oficerëve të policisë dhe zyrtarëve të qeverisë.

 

DUSHKO MARKOVIÇ

 

KRYEMINISTER I MALIT TE ZI

 

Ky është paralajmërimi i fundit. Mali i Zi nuk do të lejojë të ketë trazira. Mali i Zi është shtëpia e të gjithëve, por unë do të respektoj ligjet malazeze, jo të dikujt tjetër. Mos u shqetësoni për sigurinë tuaj. Shteti është këtu për të mbrojtur sigurinë tuaj dhe sigurinë e familjeve tuaja. Unë u them qytetarëve, kini durim. Mali i Zi është një vend europian i shekullit XX. Këtu nuk do të ketë asnjë konflikt. Nuk është mire për askënd, as për serbët, malazezët, shqiptarët, myslimanët , boshnjakët, kroatët ose ndokënd tjetër.

 

Menjëherë erdhi dhe reagimi nga klerikët të cilët sqaruan se kisha nuk ishte kundër shtetit, por as shërbëtore e saj.

 

DEKLARATE E KISHES ORTODOKSE

 

Kisha nuk është shërbëtor i asnjë shteti, apo i ndonjë politike ose ideologjie. Autoritetet malazeze, me veprimet e tyre të paarsyeshme, kanë zbehur gëzimin e festës për të gjithë besimtarët. Klerikët mbështesin kishën të marrë të gjitha masat ligjore dhe tu drejtohet të gjitha institucioneve përkatëse ndërkombëtare për të mbrojtur emrin, dinjitetin dhe pronën e Kishës sonë të Shenjtë.

 

Më herët policia malazeze arrestoi 13 persona në Podgoricë, Nikshiq dhe Danilovgrad mbrëmjen e së hënës, mes tyre katër të dyshuar për sulm ndaj një zyrtari. Ndërkohë tetë oficerë policie kanë mbetur të plagosur nga trazirat, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *