E shtunë, 26 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 51 minuta më parë
Politikë

Kryeministri ofron shpërblim për ata që denoncojnë punën në të zezë

Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se brenda 24 orëve do të vihet në dispozicion një shpërblim monetar për të gjithë ata që punojnë në të zezë dhe e denoncojnë një fakt të tillë.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në “Facebook”, Rama deklaroi se ata nuk mund të përfitojnë dot nga paketat financiare sepse është e pamundur të indetifikohen. E vetmja mënyrë si mund të përfitojnë financiarisht, sipas Ramës, është duke denoncuar punëdhënësin.

“Punën në të zezë ne e kemi luftuar m t gjitah forcat dhe kemi nxjerrë nga ajo skllavëri një numër të madh që janë regjistruar. Por asnjë vend në planet, askush nuk ka në asnjë paketë që kemi parë deri më sot ndonjë shumë për ata që punojnë në të zezë. Si identifikohen kush punon vërtetë në të zezë dhe kush vjedh dhe thotë unë kam punuar në të zezë dhe dua edhe unë lekë? Nëse janë në vështirësi të madhe, le të denoncojnë, Ne po bëjmë gati një shpërblim financiar për ata që do të thonë unë kam punuar në të zezë në filan kompani dhe sot nuk kam asnjë të ardhur jo se nuk kam punuar, por sepse nuk më ka regjistruar pronari. Si ta zgjidhim ne kur ti nuk ke kurajo të luftosh për veten tënde? Kjo nuk zgjidhet me kontrolle, me inspektime sepse është një marrëveshje e heshtur mes një pronari dhe një individi. Brenda 24 orëve ne do të kemi edhe këtë ofertë të re për ata që janë në të zezë.”

Kryeministri garantoi se nuk do të lejohet që punëdhënësi të hakmerret më pas.  

“Do t’u japim një shpërblim financiar dhe do të garantojmë që ne do ta ndjekim deri në fund që pronari t’i fusë në listën e sigurimeve, përndryshe do të përballen me ligjin.”

Edi Rama theksoi se pagesat e sigurimeve shoqërore nuk do të shtyhen. Po ashtu, ai u shpreh se do të lejohet lëvizja me mjete private për të ikur në punë, por brenda fashave orare 05.00-08.00 për të shkuar dhe për t’u tkhyer 16.00-17.30.

“Do të ketë një fashë të dedikuar edhe për ata që punojnë më turne. Autorizimet do të jenë shumë më të thjeshta tani që mund të lirojnë sadopak lëvizjen me automjet.”

Vazhdo të lexosh