Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e kësaj të marte kryeministri Edi Rama tha se do të niset sot drejt Londrës për të marrë pjesë në Samitin e Aleancës së Atlantikut  të Veriut.

 

Shefi i qeverisë ka theksuar se në këtë samit do të interesohet dhe do të kërkojë ndihmë ndihmë financiare dhe teknike nga vendet anëtare me qëllim  përballimin e pasojave të tërmeti të 26 nëntorit.

 

“Ndryshimet në buxhet do i bëjmë drejtpërdrejt përmes parlamentit në komisionin e Ekonomisë dhe më pas në seancë. Më duhet që së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe Cakaj që sot të shkojmë në Londër, ku jemi në Samitin e NATO-s, kemi një detyrë plus përveç samitit që të bisedojmë me të gjithë homologët, unë me liderët e vendeve anëtarë dhe ministrat dhe homologët për asistuar në nevojën për solidaritet të drejtpërdrejt financiar dhe teknik. Ministrja e Arsimit shpresojë që të jetë gati po ashtu edhe e Shëndetësisë për letrat me dëmet. Sisteim i koordinimit të ndihmave është plotësisht nën kontroll. Artan Shkreli të bëjë gati konferencën për të paraqitur në vijim për publikun një ekspoze.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *