Jo vetëm transporti urban dhe makinat personale, por edhe taksitë nuk do të lejohen të qarkullojnë. Kryeministri Edi Rama tha se këto masa drastike duhen që të shmanget katastrofa kombëtare.

 

“Duke e marrë lehtë shkon me këmbët e tua drejt një katastrofe kombëtare. Sot kemi marrë një sërë masash të reja, e kërkojmë ndjesë për kufizimet e mëdha. Nëse jetoni në Tiranë e Durrës përulësisht zabtojeni, kjo luftë nuk luftohet ndryshe. Do blindohet qarkullimi i makinave private nga Tirana e Durrësi. Nga nesër do të mbyllet qarkullimi i mjeteve private, dhe transporti ndërurban si edhe taksitë e cdo përmase. Do të mbyllet qarkullimi urban në Shkodër Lezhë, Elbasan, Lushnje Fier e Vlorë. Lëvizja do të jetëei hapur për ambulancat, ato që transportojnë mallra. Janë domosdoshmëri për të mbrojtur cdo qytetar nga sulmi i koronës. Është një grip që do prek shumë prej nesh. Gjithkush mund ta ketë edhe pse nuk ndiejmë gjë. Na takon të mbrojmë të moshuarit.”

 

Shefi i qeverisë nënvizoi se do të merren masa edhe për ata që mbledhin shumë njerëz në makinë.

 

“Marrja në makinë e personave të tjerë, është e ndaluar dhe do ndëshkohet me saksione të rënda. DPSHTRR do të mbyllë shërbimet, deri në një urdhër të dytë, nuk jemi në emergjencë për patenta, por jemi në luftë për të mbrojtuar Shqipërinë nga armiku i padukshëm. Dëshiroj të theksoj se kjo masë, për t’i dalë përballë në këtë hap tjetër kësaj sfide dhe për të ngadalësuar shtrirjen e armikut do të pasohet nga të tjera.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *