Subscribe

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka uruar kryedemokratin Lulzim Basha me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

 

Në letrën e tij, ndërsa vlerëson rolin historik të PD, Mitsotakis shprehet i bindur se kjo parti do të udhëheqë vendin drejt një transformimi ekonomik dhe social.

“I dashur Lulzim, Unë dëshiroj t’ju përcjell juve dhe anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë urimet më të mira për këtë përvjetor të 30-të. Jam besimplotë se nën udhëheqjen tuaj Partia Demokratike do të vazhdojë të luajë një rol thelbësor në skenën politike shqiptare, me qëllim promovimin e vokacionit perëndimor të vendit tuaj. Ne të gjithë e kujtojmë themelimin e PD-së, pas lëvizjes së studentëve kundër regjimit komunist. Pas fitores zgjedhore të PD-së në vitin 1992, Shqipëria ndërmori rrugën drejt demokracisë, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor dhe u anëtarësua në Këshillin e Europës. Roli i PDSH-së për ta shndërruar Shqipërinë një shtet demokratik ka qenë I pashmangshëm. Mbi të gjitha ka qenë qeverisja e PDSh-së që udhëhoqi procesin e anëtarësimit të vendit tuaj në NATO dhe nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim Associmit me BE. Greqia ka qenë një mbështetëse e vendosur e integrimit Euro-atlantik të Shqipërisë. Ky process ka patur një progres të dukshëm, por ka akoma për të bërë. Për shkak të prezencës së emigrantëve Shqiptarë në Greqi dhe të minoritetit Grek në Shqipëri, lidhjet tona mbeten të forta. Respektimin e plotë të të drejtave të pakicës kombëtare dhe zbatimin e angazhimeve të duhura, janë kritere, të cilat Shqipëria duhet të përmbushë dukeqenëse janë barometër i marrëdhënieve Euro-Shqiptare. Kam bindjen se PDSH do të vazhdojë punën për mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare. Për Greqinë, ky është prioriteti kryesor në axhendën tonë dypalëshe. Ju uroj shumë suksese në zgjedhjet e ardhme. Si një anëtar i familjes EPP, Demokarcia e Re dhe PDSH ndajnë vlera të përbashkëta për të ardhmen Europiane. Jam i sigurtë, i dashur Lulzim, që PDSH do të udhëheqë vendin drejt një transformimi ekonomik dhe social duke konsoliduar Shtetin Ligjor, reformën në drejtësi dhe përmirësimin e procesit të integrimit Europian. Gëzuar përvjetorin ju dhe të gjithë anëtarëve të partisë. Ju uroj më të mirat, për hir të Shqipërisë dhe popullit shqiptar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *