Kryeministri izraelit akuzohet për korrupsion dhe ryshfet

Autoritetet në Izrael janë shprehur se kanë mbledhur prova të mjaftueshme për akuzat e korrupsionit të cilat do të paraqiten ndaj kryeministrit Benjamin Nenayahu dhe gruas së tij.
Kryeministri Netanyahun akuzohet për kryerjen e favoreve ndaj një kompanie të telekomunikimit në këmbim të publikimit të lajmeve pozitive për të dhe gruan e tij nga portal Walla që mbikëqyret nga kompania. Ndërkohë vetë Netanyahu i ka mohuar këto akuza.
Pritet që vendimi final do të ndërmerret nga prokurori gjeneral, i cili është i ngarkuar edhe me dy akuza të tjera ndaj Netanyahut.
Akuzat ndërlidhen me pranimin e dhuratave nga biznesmenë si dhe favore të ndryshme politike. Përfaqësuesit tjerë politikë kanë thënë se do të presin vendimin final të prokurorit për tu deklaruar lidhur me këtë situatë.




