Kryeministri Edi Rama pa nga afër transformimin urbanistik të Kamzës, pas procesit të rindërtimit.

 

Sipas Ramës, një bllok i madh banimi ka rilindur pas tërmetit të nëntorit. Falë investimeve të kryera, shtoi kryeministri, pallatet e vjetra kanë një sistem të ri veshjeje me kursim energjie, depozita uji të vendosura poshtë dhe hapësira publike për komunitetin.

 

Duke u ndalur tek investimet në godinat arsimore, Rama theksoi se vetëm në Kamëz janë ndërtuar 29 shkolla dhe kopshte të reja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *