E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 22 minuta më parë
Bota

Kryeministri indian Modi, pro ndryshimeve kushtetuese për Kashmirin

Kryeministri indian, Narendra Modi ka deklaruar se tërheqja e statusit special për Kashmirin e administruar nga India, do t’i rikthejë rajonit madhështinë e dikurshme dhe do të luajë një rol të rëndësishëm për zhvillimin e shtetit.

 

Modi në ditën e pavarsisë së indisë është shprehur se marrëveshja paraprake për Kashmirin ka nxitur korrupsion, nepotizëm dhe padrejtësi.

 

Reklamë

Ndërkohë prej 4 gushtit, Kashmiri që drejtohet nga India është bllokuar dhe linjat e telefonit ashtu sikur edhe ato të internetit janë ndërprerë, me qëllim të parandalimit të ndonjë trazire, pasi Nju Delhi ka tërhequr Artikullin 370 nga kushtetuta.

 

Nga ana tjetër Pakistani e ka cilësuar këtë hap kundër ligjit ndërkombëtar, dhe në shenjë hakmarrjeje ka pezulluar tregtinë bilaterale, të gjitha linjat e transportit mes këtyre dy shteteve, dhe ka dëbuar ambasadorin indian nga Islamabadi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë