Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç nis sot vizitën dy ditore në Kosovë, me ftesë të kryeministrit Ramush Haradinaj. Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Markoviç do të takohet me zyrtarët e lartë shtetërore, me të cilët do të diskutojë mbi thellimin e bashkëpunimit të dy vendeve. Por fokusi do te jete te marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, miratimi i se cilës i hap rrugë liberalizimit të vizave.

 

Dushko Markoviç, pas mbërritjes në aeroportin “Adem Jashari”, do të pritet me nderime nga shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj dhe më pas do të mbajnë një konferencë për shtyp. Të enjten, ai do të takojë presidentin Hashim Thaçi, dhe kreun e kuvendit Kadri Veselin. Vizita e Markoviç ishte planifikuar të zhvillohej rreth një javë më parë, por u anulua për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *