E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryeministri i Kosovës Haradinaj vizitë në Shkodër

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Shkodrës.

 

Se bashku me kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi, ai ka vendosur kurora me lule tek përmendorja e Isa Boletinit.

 

Reklamë

Haradinaj tha se është i kënaqur që ndodhet në një qytet si Shkodra që e ka shpallur “qytetar nderi” në kohën kur ishte i burgosur.

 

Shefi i qeverisë kosovare shprehu mirënjohjen e popullit te tij për kontributin e kryeqendrës se veriut.

 

Haradinaj foli edhe për transformimin e forcave të sigurisë së Kosovës në ushtri duke thënë se procesi po realizohet me mbështetjen partnerëve ndërkombëtar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë