Kryeministri i Holandës Mark Rutte pritet të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme.

Rutte do të takohet me kryeministrin Edi Rama në kuadër të një turi vizitash që ai do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor. Kjo vizitë do të ketë në fokus integrimin e Shqipërisë. Pas takimit me Ramën, Rutte dhe kryeministri shqiptar do të flasin në një konferencë për mediat.

Agjenda:
“Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Hollandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, njoftonte Edi Rama në 24 shtator 2021.
Së fundmi është zbardhur edhe agjenda e Rutte në Tiranë:
Agjenda e vizitës së Kryeministrit të Holandës Mark Rutte në Shqipëri
11.20 – Ceremonia e mirëseardhjes (Blv “Deshmoret e Kombit”, hyrja kryesore e Kryeministrisë)
11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte
11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri
12.30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte (vendi: Salla kryesore COD)
14.00 – Vizitë në ambjentet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *