Kryeministri libanez Saad Hariri do te mbërrije ne Paris “ne ditët e ardhshme” i ftuar bashke me familjen nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili nuk e konsideron ketë si azil politik.

 

Libani ka fajësuar Riyadin per mbajtjen peng te qeverise se tij pas njoftimit te papritur te dorëheqjes se Haririt gjate nje vizite ne Arabinë Saudite me 4 nëntor, duke shkaktuar një krize politike.

 

Qeveria saudite ka mohuar ta ketë mbajtur kundër vullnetit te tij ose ta kete detyruar te japë dorëheqjen ne përpjekje per te frenuar ndikimin e rivalit te saj, Iranit.

 

Te mërkurën, presidenti libanez akuzoi publikisht Arabinë Saudite per arrestimin e Haririt.

 

Kryeministri libanez ka dhëne dorëheqjen duke deklaruar se kishte frike per jetën e tij. Ai akuzoi Iranin per përhapjen e frikës dhe shkatërrimit ne disa vende, duke përfshire edhe Libanin.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *