Subscribe

Nga Tirana, kryeministri holandez, Mark Rutte ka theksuar qëndrimin e tij se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të hapet sa më parë mes Shqipërisë dhe BE.

 

Sipas tij, Shqipëria ka bërë shumë përpara në reforma sa i përket integrimit, dhe se ka ardhur koha për të qenë të drejtë.

 

“Ju keni bërë përparim në shumë çështje, ndaj ne biem dakord për negociatat. Për të qenë të drejtë, është bërë progresi i duhur. Normalisht duhet bërë më shumë…Jam shumë i lumtur që të dy vendet tona po zhvillojnë lidhje dy palëshe, ne bashkëpunojmë ekonomikisht për investimet, ekoportet. Gjysma e eksporteve të vendit shkojnë drejt Europës. Ne punojmë dhe me arkitektët, të cilët janë të përfshirë këtu në Shqipëri, në Tiranë. Ne do vazhdojmë të punojmë kështu, të ndërtojmë këtë miqësi dhe ta bëjmë më praktike. Ne të dy jemi njerëz shumë praktikë. Le të shpresojmë  pas zgjedhjeve të së dielës në Bullgari. Të shpresojmë që dy konferencat qeveritare të nisen sa më shpejt. Jam shumë i lumtur që jam në këtë qytet sot. Një qytet shumë i bukur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *