Kryeministri Edi Rama ndodhet në France ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

 

Nën drejtimin e presidentit Emannuel Macron, në qendër të diskutimeve do të jetë kriza energjitike e shkaktuar nga konflikti Ukrainë – Rusi.

 

Para nisjes së punimeve në orën 15.00, kreu i qeverise Edi Rama do të jetë pjesë e një paneli me disa nga liderit e Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrës në forum.

 

Më pas kryeministri Rama do të ketë takime kokë më kokë edhe me disa prej tyre.

 

Në Forumin e Paqes nga Ballkani Perëndimor pjesëmarrëse është edhe Kosova, që përfaqësohet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç.

 

Jo zyrtarisht thuhet se kryeministri Edi Rama mund të zhvillojë takime me Kurtin dhe Vuçiç në funksion të arritjes së një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *