Edi Rama ka zgjedhur Himarën për ti kthyer përgjigje Ilir Metës për letrën e dërguar të enjten nga kreu i shtetit, ku i kërkonte të reflektonte.

 

Rama theksoi edhe njëherë se e vetmja datë zgjedhjesh është 30 qershori.

 

“Ato që sot janë nisur për tu hedhur në greminë, ato kur kishin në dorë drejtimin e vendit kanë gabuar me qëllim, kanë hedhur firma me qëllim, dhe ndaj sot janë të tmerruar nga zbatimi i reformës në drejtësi, dhe vazhdojnë ti kundërvihen me një orvatje që do të hyjë në histornë e vendit tonë, i gjithë ky vit. Që nga Haxhi Qamili e deri te Haxhiqametaj që e kemi sot në zyrën e presidentit. E kam treguar dje se si baba Haxhi Qamili kudo shkonte mbante vulën në xhep, dhe në vulën e tij shkruhej “kompani kafeje import dhe eksport”, por ai nuk e dinte çfarë shkruhej në të Baba Xhikja e di çfarë është vula po se di çfarë janë dekretet. Haxhiu i vjetër e dinte se çfarë vuloste, por ky nuk e di. Vulat e tij janë vulat e dështimit, që dje ai i ka zyrtarisht selinë në zyrën e presidencës, që dje u pa se si karnavalët hynin e dilnin nga zyra e tij një nga një. Janë katandisur si çetat e enveristëve. I shkurti nuk i fshihet dot drejtësisë, i forti para drejtësisë është njësoj  si i dobëti. Kur PS nisi këtë reformë të gjithë ishin kundër.  Nuk kemi nevojë të shpikim.  Në 30 qershor të shkojnë  qytetarët dhe t’ua zhysin votën siç e meritojnë ata. Drejtësia mund të vonojë por nuk harron. Drejtësia që ka munguar në këto tridhjetë vite po vjen. Nuk do të shpëtojnë

 

Kryeministri i është përgjigjur akuzave të bëra nga opozita, sipas të cilave ka qenë vetë Rama që ka organizuar sulmin në KZAZ-në e Bushatit.

 

Rama i është kthyer edhe njëherë letrës së kreut të shtetit, të cilen e ka cilësuar si mesazh mafioz.

 

“Kriminelët e zgjedhjeve nuk mund të tolerohen.  30 qershori është të dielën dhe nuk e luan as topi, jo më ta luajë filxhani ku Monika ka zhytur gjithë opozitën, dhe jo më dekret pas dekreti i baba Xhikes. Babaxhikja që më kishte çuar dhe një letër mbrëmë, një letër dashuri, pasi u dogj KZAZ e Vaut te Dejes, dashuri me kod që reflektoni se e shikoni se çfarë po ndodh. Kujtonte dhe Ramiz Alinë kur i shtyu zgjedhjet, ai i shtyu zgjedhjet sepse e kishte gjithë popullin në rrugë, por sot ku Bujar Nishani krahasuar me Metën na duket si Xheversoni, edhe Ramiz Alia na duket hero. Por atij i ishin ngritur i gjithë popullit, po ktu çfarë populli është ngritur ai i kryebashkiakëve të PD-së në disa bashki. Luli e Monika dalin e akuzojnë qeverinë dhe ministrin Lleshaj se sulmi në KZAZ e Shkodrës është inskenim i jonë. Pse unë binda birin, punonjësit e Zefit që të sulmojnë KZAZ pra ne organizuam sulmin mbi policinë me policinë. Këta janë ata që për 30 vjet ja kanë dalë të mashtrojnë, por 30 qershori është fundi I qershorit të kësaj maskarade. Ramizi ku dilnin cetat më humbamene të enverizmit ku nëpër cepa me foton e Hoxhës përpiqeshin që të ndalonin cunamin, aq do ta ndalojnë këta dallgën që do të vijë me 30 qershor.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *