E premte, 2 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryeministri Edi Rama lë spitalin pas ndërhyrjes kirurgjikale

Kryeministri Edi Rama ka lënë spitalin pas ndërhyrjes kirurgjikale. Ai e kaloi natën në ambientet e QSUT pas operacionit për hernien inguinale.

Rama u shtrua mëngjesin e djeshëm në spital ku iu nënshtrua operacionit nga kirurgu Arben Gjata, teksa disa kohë më parë kreu i qeverisë iu nënshtrua një tjetër operacioni për heqjen e apendicitit.

Reklamë

Në fund të gushtit kreu i shtetit paralajmëroi se do të operohet sërish për shkak të një problemi shëndetësor.

Rama tha gjatë një vizite në QSUT se do të paraqitet sërish si pacient për një ndërhyrje, për shkak të një problemi me hernien inguinale.

“Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje, kam një hernie inguinale që…i kam mësuar edhe emrin… se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbajtje para ushqimit që të mos e rëndoj shumë me kolonën e lodhur nga basketbolli, por kësaj inguinales me sa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do të vij prapë”, tha Rama atëherë. /vizionplus.tv

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë