Subscribe

Mazhoranca miratoi e vetme një rezolute ne mbështetje te hapjes se negociatave për anëtarësim nga salla gjysme e boshatisur e parlamentit, kryeministri Edi Rama denoncoi bojkotin e opozitës per nje ceshtje kaq te rëndësishme per shqiptaret. Përtej opozitës Rama iu drejtua edhe qytetareve duke u kërkuar te mos i bashkohen protestës se 26 majit si nje tubim kundër hapjen se negociatave per anëtarësimin e Shqipërisë ne Bashkimin Europian.

 

 “Kush nuk i do negociatat, po. Çdo shqiptar që nuk i do negociatat duhet të iki në protestë, patjetër duhet të bëjë çmos, të shkojë atje dhe të mos lëvizi që aty deri sa t’ia arrijë qëllimit, negociatat të mos hapen. Kush i do negociatat duhet ta dijë që me ose pa dashje shkon aty për të kontribuar për të kundërtën.”

 

Rama ka sqaruar serish ceshtjen e audio përgjimit te publikuar nga Partia Demokratike duke përsëritur se vëllai i ministrit te brendshëm nuk eshte pjese e asaj bisede.

 

“Audio përgjimi është pa lidhje fare me personin e akuzuar, por ju them se historia pas audio-përgjimit është akoma më e hatashme. Çfarë shikoni janë vetëm aktorë, luajnë rolin. Kam shumë shpresë që do të dalin nga hetimi skenaristët regjisorët dhe producentët.”  

 

Rama ka theksuar se eshte shkencërisht e provueshme se zeri nuk është i Agron Xhafajt.

 

 “Prokuroria thjesht duhet ta çojë atë material në një laborator shkencor të kujtdo vendi partner me Shqipërinë, t’i bëjë analizat. Dhe këtu nuk është çështje opinion; është me barrë apo duket si me barrë, apo ka brenda jastëk. Këtu është ceshtje analize shkencore në një laborator shkencor që do të thotë është, nuk është. “

 

Sipas Rames pas përgjimit te publikuar nga partia demokratike fshihet nje skenar per te destabilizuar vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *