E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kryeministri britanik para takimit me Trump: Nuk mund të ketë bisedime për Ukrainën pa Ukrainën

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se nuk mund të ketë bisedime për të ardhmen e Ukrainës pa pjesëmarrjen e Ukrainës.

Deklarata e tij erdhi para takimit me presidentin amerikan Donald Trump këtë javë.

Reklamë

“Askush nuk dëshiron që gjakderdhja të vazhdojë. Askush, dhe mbi të gjitha ukrainasit,” tha Starmer në konferencën e Partisë Laburiste skoceze në Glasgow.

“Por pas gjithë asaj që ata vuajtën, pas gjithçkaje për të cilën luftuan, nuk mund të ketë diskutim për Ukrainën pa Ukrainën dhe populli i Ukrainës duhet të ketë një të ardhme të sigurt afatgjatë”, tha ai.

Reklamë

Starmer viziton Uashingtonin të enjten, pas presidentit francez Emmanuel Macron, i cili do të takohet me Trump të hënën, në 3-vjetorin e pushtimit rus të Ukrainës.

Të dy liderët pritet të përpiqen të bindin Trump që të mos nxitojë për një marrëveshje paqeje me presidentin rus Vladimir Putin me çdo kusht, të përfshijë Evropën në proces dhe të diskutojë garancitë ushtarake me Ukrainën.

Të premten, Trump tha se Starmer dhe Macron “nuk bënë asgjë” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Starmer tha sot se nevoja për të ruajtur solidaritetin me Ukrainën nuk është vetëm moralisht e drejtë, por është edhe në interesat e Britanisë.

Starmer tha se ai mbështet thirrjet amerikane që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj dhe se Britania do të marrë një rol udhëheqës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë