Subscribe

Ne 26 gusht kryeministrat e rajonit do te mblidhen ne Shqipëri per te diskutuar sfidat ne lidhje me integrimin ne Bashkimin Europian dhe bashkëpunimin mes vendeve tona. Takimi do te nise ne orën 9:00 te mëngjesit te se shtunës ne Durrës, ne ambientet e vilave qeveritare. Pjese e tij do te jete edhe komisioneri per zgjerimin Johannes Hahn si dhe nënkryetari i Bankës Boterore per Europen dhe Azine Qendrore Siril Miler.

 

Takimi zhvillohet ne kuadër te procesit te Berlinit dhe kryeministrat janë mbledhur disa here, por kjo është hera e pare qe takimi zhvillohet ne Shqipëri. Ky takim shënon vizitën e pare ne Shqipëri per kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev dhe kryeministren e Serbisë Ana Bernabic.

 

Mbledhja e shefave te qeverive te rajonit vjen pas Samitit te Triestes, i cili u mbajt ne 12 korrik. Ne kete samit u theksua mbështetja e BE-së për vijimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, dhe  palët konfirmuan angazhimin e përbashkët për të afruar më tej vendet e rajonit me Be, nëpërmjet nismave të reja konkrete si “Zona Ekonomike Rajonale” dhe Traktati i Komunitetit të Transportit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *