E premte, 2 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryeministrat e Ballkanit takohen në Durrës, i pranishëm dhe eurokomisioneri Hahn

Situata e tensionuar diplomatike, bashkëpunimi ekonomik, shkëmbimi tregtar dhe ekonomia dixhitale do të jenë temat në të cilat do të fokusohen bisedimet e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, në takimin infomal që mbahet te shtunen në Durrës.

 

Reklamë

Në këtë takim, ku Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të jetë mikëpritësi i samitit joformal, do jenë të pranishëm Euromokisioneri Johanes Hahn,  Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller dhe kryeministrat e Kosovës, Bosnjes, Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi.

 

Bisedimet një ditore zhvillohen në kulmin e tensioneve politike Serbi-Maqedoni. Nga takimi pritet të përcillen dhe mesazhe për sheshimin e mosmarrëveshjeve dhe thellimin e bashkëpunimeve.

 

Gjithashtu, sikurse evidentohet edhe në axhendë,  Veprimtaria njëditore do të përbëhet nga sesione të ndryshme pune, gjatë së cilave do të diskutohen edhe tema si tregtia, shërbimet e investimet.

 

Pritet që Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të diskutojnë më tej dhe të garantojnë angazhim maksimal në nivel të lartë në drejtim të zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë