E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryeministër shqiptar për 100 ditë/ Rama përshëndet marrëveshjen e Maqedonisë së Veriut: Ditë e shënuar

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit për krijimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë e ka konsideruar një ditë të shënuar për shqiptarët, pasi marrin një peshë të re në jetën politike të Maqedonisë së Veriut.

Reklamë

“Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut,që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve,Zoran Zajev,marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj. Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë.”

Zoran Zaev qartësoi se për 100 ditët e fundit të qeverisë, Kryeministri do të propozohet nga BDI-ja.

Ndërkohë, edhe kryetari i BDI konfirmoi se për herë të parë në historinë e vendit do të propozohet  një shqiptar si kryeministër për 100 ditët e fundit të mandatit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë