Politikë
Kryemadhit i vendosin gjobë: Mos u bëni këlyshat e Taulantit!

Një ditë pasi kryeministrit Edi Rama paralajmëroi se nga gjobat për zbatimin e masave anti-COVID nuk do të kursehen as politikanët, Monika Kryemadhi u ndëshkua nga policia.
Këtë të mërkurë, kryetarja e LSI organizoi një takim me të rinjtë në Elbasan, por në sy ra se asnjë prej tyre nuk mbante maska. Për këtë arsye ndërhyri policia, e cila i vendosi gjobë Monika Kryemadhit. Kjo e fundit u irritua.
Reklamë
“Kapni bandat njëherë, pastaj hajdeni tek unë. Mos u bëni këlyshat e Taulantit”, ju drejtua Kryemadhi policëve.
Kjo nuk është hera e parë që kryetarja e LSI gjobitet pse nuk mban maskë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




