E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kryemadhi: Zgjedhjet, kryevjedhje

Monika Kryemadhi, ka drejtuar për herë të parë kryesinë e LSI-së, me statusin e kryetares së kësaj force politike. Drejtuesja e re e partisë që bashkëqeverisi vendin me socialistët në 4 vitet e fundit, përsëriti akuzat për vjedhje dhe manipulim të votave në zgjedhjet e 25 qershorit.

 

Kryemadhi deklaroi se LSI do të jetë opozita e vërtetë në Parlament. Por nuk ngurroi të ftojë çdo parti të bashkëpunojë për të bërë oponencën e qeverisë së PS-së.

 

Reklamë

Në fund të mbledhjes, zëvendëskryetari Luan Rama, tha se kryesia vendosi nisjen e procesit të riorganizimit të kësaj partie. Ndërkohë u morr vendimi që ish-kryetari Petrit Vasili të drejtojë grupin parlamentar në legjislaturën e ardhshme.

 

 

Më shumë video

Reklamë