Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se shpresat për ndryshimin e Shqipërisë janë varur tek të rinjtë.

 

Gjatë një takimi me të rinjtë në Elbasan, Kryemadhi tha se LSI do të garantojë arsim cilësor sepse vetëm kështu mund të krijohet Shqipëria evropiane.

 

“Për ne si LSI, e cila është partia e të rinjve dhe të rejave, vendi mund të shërohet vetëm nga të rinjtë. Sot sfidat e vendit janë nga më të mëdhatë që kemi kaluar: kriza e punësimit, ndalimi i shpopullimit, kthimi i besimit tek të rinjtë, të cilët kërkojnë zgjidhje afatgjata, vizionare, por edhe të menjëhershme. LSI e gjen zgjidhjen tek arsimi cilësor për të rinjtë dhe të rejat, si dhe dhe punësimi dinjitoz për një të ardhme dinjitoze për ta. Arsimi është në themel të programit dhe vizionit të LSI-së, pasi kushdo që mendon për të ardhmen, duhet të mendojë edhe për arsimin e të rinjve tanë. Një arsim cilësor, jo me fjalë, por ku në thelb të programit tonë ne kemi 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Arsimi cilësor sjell ekonomi të hapur, konkurrencë të ndershme, mundësi punësimi për të gjithë. Arsim cilësor do të thotë zhvillim bashkëkohor të bujqësisë, të industri agro përpunimit. Do të thotë shërbim shëndetësor të zhvilluar dhe jo emigrim të mjekëve e infermierëve në Gjermani. Arsim cilësor do të thotë një Shqipëri dinjitoze, me integritet dhe një Shqipëri europiane për të cilën ne aspirojmë. Për ne arsimi cilësor do të thotë të kesh besim tek të rinjtë dhe të rejat.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *