E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi: Uragani i 25 prillit do të shkulë Rilindjen nga vendi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk ka asnjë dyshim në fitoren e partisë së saj më 25 prill.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, pas një takimi që pati me qytetarët në Fier, Kryemadhi deklaroi se më 25 prill PS do të humbasë pushtetin.

 

“Ndryshimin e 25 Prillit e presin me padurim edhe qytetarët e Topojës së Fierit. Tashmë verdikti qytetar është marrë. Më 25 Prill, uragani i votave për ndryshim, shkul njëherë e mirë Rilindjen nga vendi, për t’i dhënë jetë Shqipërisë së të rinjve, të familjeve të thjeshta dhe njerëzve punëtorë, të cilëve me LSI në qeverisje do t’u garantohet punësim i mirëpaguar, arsimim cilësor, taksa të ulëta dhe shanse të barabarta për një jetë më të mire.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë