E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kryemadhi: T’i japim fund sektit të Rilindjes

Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se ka ardhur koha që t’I jepet fund sektit të Rilindjes.

 

Në një prononcim për mediat teksa dilte nga selia e LSI, Kryemadhi tha se largimi i kryeministrit Rama mbyll përfundimisht tranzicionin e zymtë e lëngues të Shqipërisë.

 

Reklamë

Siaps Kryemadhit, ëndrra e kryeministrit Rama është izolimi i shqiptarëve.

 

Ajo njoftoi gjithashtu se protesta e sotme e opozitës do të jetë paqësore dhe se nuk do të ketë dhunë.

 

“Largimi i Ramës mbyll tranzicionin e zymtë e lëngues të Shqipërisë. Shqipëria është gati për ndryshimin e madh. Aspirata jonë Shqipëria si gjithë Evropa. Ëndrra e Ramës izolimi i shqiptarëve. E ardhmja e të rinjve është shpresa e Shqipërisë, fati i Ramës mynxyrë për vendin. Shteti po sillet si bandit me qytetarët. Rama ka zgjedhur përçarjen dhe provokimin ndërsa në paqen dhe mirëkuptimin. Beteja me krimin e ulur në qeveri është pa kthim. Shqiptarët jetojnë në skamje për shkak të Ramës. Opozita po shpëton vendin nga gremina ku po e çon Rama. Asnjë kompromis me grabitjen e votës së lirë nga kriminelët e qeverisë. BILD vërtetoi krimin e tmerrshëm zgjedhor. Të vërtetave të Bild do t’ju shkojmë deri në fund. Rama i tmerruar nga drejtësia pas të vërtetave të Bild. Rama nuk i shpëton dot drejtësisë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë