Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi  është shprehur se pas situatës së krijuar nga tërmeti i së martës, më shumë se kurrë duhet ë gjejmë forcë e besim në Zot, për të kaluar situatën e rëndë të krijuar pas tërmetit të fuqishëm, me pasoja tragjike, që goditi vendin.

 

Kryemadhi në reagimin e saj thekson se tërmeti na ka vrarë të gjithëve,por duhet të jemi të fortë solidariteti dhe dashuria, është forca jonë.

 

Gjithashtu kryetarja e LSI-së i ka kërkuar qeverisë që të përqendrohet në shërbimin ndaj njerëzve të prekur nga kjo tragjedi dhe të lenë “fjalimet dhe shfaqjet meiatike”.

 

“Mes dhembjes së pamatë sot në ditën e zisë kombëtare, i lutem Zotit me besim dhe shpresë për të shpëtuar jetën e cilitdo që gjendet ende nën rrënojat e tërmetit shkatërrimtar. I lutem Zotit t’iu japë forcë dhe ngushëllim të gjithë atyre që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, që ta përballojnë dhembjen e madhe. Sot më shumë se kurrë duhet të gjejmë forcë me besim në Zot dhe me dashuri pranë njëri-tjetrit, sepse tërmeti na ka vrarë të gjithëve, por forca e dashurisë për njëri-tjetrin na bën më të fortë! I lutem Zotit t’i japë forcë dhe arsye qeverisë, që të kuptojë se shërbimi ndaj të gjithë njerëzve të prekur nga pasojat e tërmetit, është më i rëndësishëm se fjalimet dhe shfaqjet mediatike.

Solidariteti dhe dashuria është forca jonë!

Pamjet nga Mesha e Lutjes në Katedralen e Shën Palit, Tiranë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *