E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi tek njësia 9: Zgjedhjet e 25 prillit, referendum popullor

Monika Kryemadhi zhvilloi mengjesin e kesaj te premte nje takim me banore te njesise 9 ne Tirane.

Drejtuesja e LSI tha se 25 prilli do te jete nje referendum popullor kunder nje qeverie qe ka fundosur vendin.

Sipas Kryemadhit, pandemia e ka rrenuar vendin per shkak te keqmenaxhimit nga keshilli i ministrave.

Ajo shtoi se sot shqiptaret paguajne me shume taksa dhe kane me pak para ne xhepat e tyre.

Reklamë

 

 

Unë mendoj që ekonomia shqiptare ka nevojë për ndryshim rrënjësor, për mentalitet të ri dhe mendoj që në ekonominë shqiptarë nuk është vetëm bli dhe shit, siç e ka kthyer Edi Rama. Shit toka këtej e zgjero harta andej. Ekonomia shqiptare është arsim, është shëndetësi, është infrastrukturë, është zhvillim, është standard jetese dhe mbi të gjitha është dashuri familjare. Ajo e cila unë kam vënë re është që sot njerëzit ndihen të pa përkrahur, të pambrojtur, nuk kanë mundësinë e krijimit të biznesit, të hapjes së një vendi pune ose plotësimit të kërkesave kryesore familjare për familjet e tyre. Ajo që ne duam të kemi në kontakt të përditshëm me njerëzit është që ata të jenë jo vetëm të gatshëm që të shkojnë të votojnë, por dhe të kenë mundësi të votojnë atë që ata duan dhe pse jo edhe formacionin politik që ata duan.

 

Kryemadhi tha se duhet te krijohen me shume hapesira per grate dhe te rinjte ne politike.

 

Unë jam e bindur që ne si LSI kemi shanse dhe mundësi, sepse krijimi i hapësirave të reja  për të rinjtë, për të rejat, për gratë, për vajzat, për shumë njerëz që vijnë nga shoqëria civile, por edhe nga bota akademike, japin hapësira për përfshirjen e shumë njerëzve, por edhe krijimin e disa hapësirave më shumë të qytetarëve për të zgjedhur. Qytetarët kanë nevojë të shikojnë shumë opsione dhe shumë alternativa. Sa më shumë alternativa të shikojnë, aq më demokraci ka brenda një procesi, edhe pse demokracia në Shqipëri është shumë e brishtë sot ne e kemi të domosdoshme jo vetëm të konsolidojmë demokracinë, por edhe për ta zhvilluar atë më tej.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë