E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi: Të rinjtë janë drita e syve, ju jeni shpëtimi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se të rinjtë janë shpresa për ndryshim në Shqipëri. Në një takim të mbajtur në Shkodër, Kryemadhi deklaroi se sot situata është shumë e rëndë për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës.

 

“Ju jeni drita e syve. Për një prind, fëmija është gjithçka, ëhtë jetë, është zemër, është gjaku që derdh në deje, është dhimbje, dashuri, është çdo gjë. Sakrifica më sublime që bën prindi për fëmijën është të japë jetën. Ne sot në këtë situatë nuk kemi çfarë japim. Jeta e shqiptarëve është venitur. Fajin për këtë gjë e kei ne sepse mbyllëm sytë kur u rrtën taksat, mbyllëm sytë kur nuk ulën çmimin e energjisë elektrike,m kur u shtuan gjobat, mbyllëm sytë kur Edi Rama premtoi 300 mijë vende pune dhe ne nuk i kërkuam llogari. Dhimbja e prindit është aq e madhe saqë çfarëdo të japim ne sot, Edi Rama jua ka marrë frymën e shpirtin me taksat. Por ka një zgjidhje, ka një shpëtim. Nuk jam unë, as LSI. Por jeni ju që do të vendosni të lëvizni dhe të ndryshoni këtë realitet të hidhur.”

 

Reklamë

Ajo rrëfeu se edhe vetë socialistët janë të zhgënjyer nga Edi Rama.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë