Subscribe

Kryetarja e LSI, Kryemadhi zhvilloi një takim me të rinjtë e LRI-së së Bashkisë së Selenicës ku theksoi se përfshirja e të rinjve është shumë e rëndësishme në aksionin politik dhe kombëtar të opozitës, për të rrëzuar sipas saj,  klikën e kriminalizuar që ka marrë peng vendin dhe ka varfëruar shqiptarët.

 

Kryemadhi tha se LSI nuk do të rresht së demaskuari mashtrimet e mëdha që kryeministri dhe Rilindja u bëri shqiptarëve, si hapja e 300 mijë vendeve të reja të punës, ulja e taksave, shëndetësia falas etj.

 

Sipas saj ka ardhur koha që të mos mbetemi peng i këtyre mashtrimeve, por të gjithë shqiptarët duhet të bashkohen në protestat e mëdha të opozitës për rrëzimin e klikës së kriminalizuar. 

 

 

“Prandaj ne nuk mund të ngelemi më peng i këtyre mashtrimeve, por mbi të gjitha ne duhet të rrëzojmë këtë klikë, e cila po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët, ta rrëzojmë këtë klikë e cila çdo ditë dhe më shumë po bën shqiptarët më të lodhur, po i bën shqiptarët më të dobët, po i bën shqiptarët më me pa besim në vetvete. Prandaj edhe vendimi i opozitës së bashkuar është shumë i qartë, për të ecur përpara dhe për të sqaruar çdo qytetarë shqiptar dhe për të qenë në protestë në ditët e ardhshme përpara kësaj klike dhe përpara këtij individi që ka marr peng shtetin, ka marrë peng vendin, ka marrë peng popullin shqiptar”. 

 

 

Në fund Kryemadhi shtoi gjatë takimit në Selenicë se në protestën e  bashkuar do të përfshihen me qindra dhe mijëra qytetarë, do të përfshihen faktorë, do të përfshihen individë të cilët e ndjejnë veten të shfrytëzuar, të vjedhur, të grabitur nga kjo qeveri, do të dalin në rrugë për ta çuar përpara, për të krijuar një lloj risie në politikën shqiptare që modelet të tilla të cilat kapin peng shtetin, modele të tilla të cilat marrin peng shtetin dhe institucionet nuk mund të riciklohen më, këto modele të cilat i pamë dhe i rrëzuam para 27 vjetëve, nuk mund të ringrihen më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *