Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se në 25 prill do t’i jepet fund varfërisë dhe papunësisë.

 

Gjatë një takimi me strukturat e LSI në Tiranë, Kryemadhi u shpreh se për të është e rëndësishme që njerëzit të ruajnë besimin. Ajo shtoi se ndryshimi është i nevojshëm.

 

“Nuk ka më kohë për të humbur. Çdo ditë e humbur është në favor të varfërisë, papunësisë, shpopullimit. Dhe çdo sekondë e fituar është në favor të një të riu, një të reje, për të pasur një vend pune më të mirë, për të pasur një familje më të fortë, për të pasur një Shqipëri më me integritet dhe një Shqipëri dinjitoze për të cilën ne të gjithë e aspirojmë dhe e kemi të domosdoshme. Asnjë nuk thotë dot që LSI-ja nuk e mban fjalën. Të gjithë e pranojnë që LSI-ja e mban fjalën, që kujdeset për njerëzit, që LSI-ja bën për njerëzit. Kështu që kjo është vetëm një pikë e fortë e jona, por duhet të na bëhet tashmë një pjesë që ta kthejmë në një pikë të fortë të çdo qeverie dhe partie politike. Sepse ajo që është më e rëndësishme është që atë besim që njerëzit kanë humbur te politika, nëpërmjet LSI-së, nëpërmjet jush, nëpërmjet të rinjve dhe të rejave, nëpërmjet grave dhe burrave tanë, ne ta kthejmë në një moto që ta ketë çdo klasë politike, ta ketë çdo politikan, sepse në fund të fundit ky është edhe qëllimi ynë, ndryshimi që është i domosdoshëm për të gjithë shqiptarët sot, për t’i dhënë fund kësaj lloj qeverisjeje, që për hir të së vërtetës ka qenë qeverisja më e keqe e gjithë tranzicionit shqiptar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *