Monika Kryemadhi ka shkuar këtë të mërkurë në Lushnjë, ku u takua me disa të rinj që do të votojnë për herë të parë.
Teksa po sqaronte programin politik të LSI-së, ku një ndër prioritetet është edhe arsimi, kryetarja e kësaj force theksoi se një nga problemet kryesore është mungesa e profesionistëve në tregun e punës, por edhe në konkurrencën me të gjitha shtetet e tjera.
“Kur duan njerëzit të dinë se çfarë do të bëni ju, ne kemi 5 prioritete në 5 muaj, që i kemi në programin e LSI-së, ku dy pika tonat kryesore janë dy pikat e arsimit. Njëra është “Mëso dhe Fito” , për të gjithë ju që jeni qoftë maturantë apo në shkolla profesionale apo edhe për ata që janë studentë në kuadrin e përgatitjes së tyre për të pasur një profesion gjatë kohës që bëjnë shkollën edhe punojnë, pra edhe ndihmojnë familjet e tyre. Dhe tjetra është taksa e të ardhmes, që ne e quajmë 1%, që vendoset për kompanitë VIP. Kjo 1% shkon vetëm për arsimin. Sepse një nga problemet kryesore që ne kemi kuptuar sot, është mungesa e profesionistëve në tregun e punës, por edhe në konkurrencën me të gjitha shtetet e tjera. Aj që na bën më shumë përshtypje dhe që është e domosdoshme, është pritshmëria mjaft e madhe për këto gjëra, që ne nuk i sollëm si me ëndrra. I sollëm dhe nga diskutimet që kemi pasur me ju herë pas here, me pedagogë të universiteteve, me mësues edhe shumë studentë, të rinj e të reja që punojnë jashtë shtetit dhe që e shikojnë të domosdoshëm fuqizimin e arsimit shqiptar. Sepse një vend pa arsim e ka të pamundur.“
Taksa 1% Pensionet do rriten Rrogat do rriten
Nje pyetje kam per Zonjen e nderuar
Leket nga kush buxhet do dalin?
Un si qytetar e kuptoi keshtu o los me ne ose ky qe esht sot I ka arkat plot.
Numrat nuk dalin as per 1% dhe as per rrogat
Vota fitohet me vlera dhe jo me propogand
Bota esht ne kriz ekonomike dhe do I ngren taksat ! ti me nje ekonomi te rreckapitur do I ulesh
Mjer ky Popull qe e zuri Halli
Super mashtrim.