E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kryemadhi: Rinia ndezi shpresë 30 vjet më parë, unë do të mbështes të rinjtë

Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përkujtoi 8 Dhjetorin e vitit 1990, ditën kur studentët vërshuan në rrugë për të kundërshtuar regjimin komunist. Kryemadhi u shpreh se rinia e asaj kohe i bëri shqiptarët të besojnë tek një e ardhme më e mirë. Sipas saj, edhe sot të rinjtë mund të sjellin shpresë e të ndryshojnë gjërat, prandaj duhen mbështetur.

 

Reklamë

“30 vjet më parë, rinia e Shqipërisë ndezi një shpresë të re duke i dhënë vendit tonë një drejtim të ri. Kurajoja dhe vizioni i tyre çeli rrugën e afrimit të vendit tonë me familjen Europiane. Ashtu si të rinjtë e 30 viteve më parë, është rinia e sotme që mund t’i japi Shqipërisë drejtimin e ri për të cilin kemi nevojë. Një Shqipëri ku kushdo gjen shpresë, ku të gjithë kanë mundësi për punësim të mirëpaguar, ku çdo shqiptar ëndërron ta bëjë Shqipërinë shtëpinë e tij. Unë do të vazhdoj të mbështes të rinjtë, jo vetëm me fjalë por me veprime, sepse është rinia e sotme që do të krijojë një të nesërme më të mirë në Shqipëri. Ne duhet të punojmë për të mbështetur fort brezin e ri dhe t’i japim atyre të gjitha mundësitë që kanë nevojë për të qëndruar në Shqipëri.”

 

Monika Kryemadhi shtoi se ka ardhur koha që Shqipëria të flasë më shumë me zërin e të rinjve dhe të mos pengohen nga politika.

 

Më shumë video

Reklamë