E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi: Të gjithë e urrejnë politikën e vjetër! Rilindja do mposhtet në 25 prill

Monika Kryemadhi ka shpërndarë një mesazh drejtuar qytetarëve, teksa na ndajnë edhe 10 ditë nga zgjedhjet parlamentare.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, kryetarja e LSI-së paralajmëron se fundi i atyre që duan të mbajnë politikën e vjetër, është vetëm disa ditë larg.

 

Reklamë

Sipas saj, Rilindja do të mposhtet më 25 prill.

 

“Të gjithë e urrejnë politikën e vjetër meskine, të interesave personale. Fundi i atyre që duan ta mbajnë ende në këmbë këtë model të shëmtuar, që nuk i shërben qytetarëve dhe vendit, është vetëm 10 ditë larg. Rilindja mposhtet dhe rikthejmë besimin e rinisë tek Shqipëria. Ndryshimin e bëjmë bashkë në 25 Prill. #ShqipëriaShtëpiaJua.j”

Vazhdo të lexosh

Reklamë