E mërkurë, 30 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kryemadhi reagon pas humbjes: Urime oligarkëve dhe Vuçiç

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi reagoi për herë të parë pas humbjes që mori në këto zgjedhje.

 

Reklamë

Në një dalje për mediat, ajo uroi fitoren për oligarkët dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç sepse sipas saj, ata janë fituesit e vërtetë.

 

“Uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave sepse ata janë fituesit e vërtetë të zgjedhjeve që sapokaluan. Uroj presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta që dha për zgjedhjet në Shqipëri. Falënderoj 107 mijë votuesit e vlefshëm që ja dhanë votën LSI dhe 81 mijë votuesit e pavlefshëm, ku 70% e tyre janë votues të LSI. Ky është një falenderim zemre, shpirti për të gjithë ata që nuk pranuan as të intimidohen, as të shiten, nuk u trembën nga kërcënimet, por vazhduan betejën e tyre deri në fund.”

 

 

Më shumë video

Reklamë