E martë, 6 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi: Ramës i merrej fryma, më vjen mirë që ka frikë nga LSI

Pas morisë së sulmeve që mori nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi reagoi. Ajo doli në një deklaratë për mediat për të thënë se fjalimi i Ramës tregoi se ai i frikësohet Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 

Reklamë

“Më vjen mirë që Rama ka frikë nga LSI. Klithmat e Ramës sot tregonin haptazi sondazhet e tij dhe numrat për deputetë të LSI. Akoma nuk e ka kuptuar ilaçin se sa më shumë ta sulmosh LSI, aq më shumë shtohet ajo. Sa më shumë të luftosh dhe përdhosësh shqiptarizmin, aq më e fortë bëhet ndjenja për ta mbrojtur atë. Ai s’e ka kuptuar akoma këtë, ose është as i lodhur, apo aq nën efektin e drogërave, sa ka filluar të bëjë gjëra që nuk rekomandohen. E kuptoj ankthin që ka, sepse i merrej fryma, dhe do t’i sugjeroja stafit të tij ta pajiste me një pompë. Uroj që kjo vështirësi të jetë nga makthi që ka.”

 

Monika Kryemadhi u përgjigj edhe për pyetjen e ngriti Rama se kush është kryetar i LSI, ajo apo Ilir Meta.

 

“Se kush është kryetar i LSI i bëj të qartë Edi Ramës se LSI nuk ka kryetar, kryetarë të LSI janë të gjithë. Edhe Meta ka qenë kryetar i LSI, por LSI ka pasur të rinj e të reja, burra e gra. LSI ka ata njerëz që e duan vendin, ata anëtarë që janë të gjithë kryetarë e që duan ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Nëse Rama me shpurën e tij ka vendosur të jetojë jashtë, kjo është puna e tij.”

 

Faktin që kreu i qeverisë e përmendi në shumicën e fjalimit, Kryemadhi e komentoi me një batutë: “Aq herë sa e ka përmenduar emrin tim, s’më ka thënë Meta të dua në jetën time”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë