E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 42 minuta më parë
Politikë

Kryemadhi: Rama po u heq shqiptarëve të drejtën e pronës  

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po u heq shqiptarëve dhe të drejtën e pronës.

 

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi duke u ndalur tek protesta e banorëve të “Unazës së  Re”, shprehet se Rama përmes kërcënimeve dhe gjuhës vulgare po përpiqet të ndalë qytetarët që të kërkojnë të drejtën e tyre.

 

Reklamë

“Edi Rama dhe veglat e tij po mundohen t’u heqin shqiptarëve edhe një nga pak të drejtat që u kanë mbetur, të drejtën e protestës. Me kërcenime, keqpërdorimin e policisë, me gjuhën vulgare me të cilën iu drejtohet banorëve të Unazës së Re, ai më sot përpiqet të ndalë qytetarët të kërkojnë të drejtën e tyre. I zhytur në batakun e kriminalitetit, frymëzuesi i shkatërrimit të Shqipërisë, çdo ditë shpik beteja dhe heronj imagjinarë me synimin e vetëm që të tërheqë vëmendjen nga protesta, e cila çdo ditë e më shumë gërryen themelet e pushtetit të krimit dhe oligarkëve. Fryma e rebelimit popullor është frika më e madhe e diktatorëve dhe si e tillë ajo e tmerron Edi Ramën, që prej muajsh vetëm menaxhon krizat e deputetëve të tij të inkriminuar dhe të klientëve të tij. që pasurohen me paratë e shqiptarëve.”

 

Kryemadhi thotë më tej se opozita është në krah të banorëve që protestojnë dhe se çdo minutë proteste kundër qeverisë do të jetë një tullë më pak në themelet e Rilindjes së korruptuar.

 

“Kryeministri i krizës, i rraskapitur nga skandalet e njëpasnjëshme tashmë ndodhet në grahmat e fundit të despotizmit të tij politik. Çdo minute, çdo orë dhe çdo ditë protestë kundër qeverisjes së tij është një tulle më pak në themelet e rrënuara të qeverisë së rilindjes. Asnjë dredhi politike, asnjë marrëveshje apo pazar i bërë jashtë syve të publikut, asnjë media e blerë apo e shitur madje as mungesa apo pavarësia e institucioneve të drejtësisë nuk mund të ndalë rebelimin e qytetarëve që nuk kërkojnë asgjë më shumë se të drejtën që u jep kushtetuta. Ndaj sot jemi me protestën, jemi me kurajon dhe forcën e atyre banorëve që kanë 20 ditë që nuk ndalen në kërkesat e tyre, që nuk u blenë dhe as u shitën, madje as nuk u përçanë megjithë përpjekjet e qeverisë.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë