E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kryemadhi: Rama, bishë e plagosur që do rrëzohet shumë shpejt

Lëvizja Socialsite për Integrim ka mbledhur këtë të shtunë Konventën Kombëtare.

 

Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi gajtë fjalës së saj nuk I kurseu sulmet dhe akuzat në drejtim të kryeminsitrit Rama ndërsa u shpreh e bindur se zgjedhje pa opozitën nuk ka për të pasur.

 

Reklamë

Ajo u ndal edhe tek propozimet për ndryshimet në Kodin Penal, ku e cilësoi kryeministrin si një bishë të plagosur që po kërcënon shqiptarët pasi po rrezikon pushtetin.

 

“Zgjedhje nuk ka për të pasur as në ëndërr, as në makthin e tij. Bisha e plagosur në thagmat e fundit të saj bëhet më e tërbuar, kërcënojnë shqiptarët me kod penal, do të thotë që frika i ka përpirë dhe helmi që kanë futur në trupin e insektit të tyre do t’i tresë. Prandaj të gjithë së bashku duhet të punojmë për ta rrëzuar këtë regjim për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve”

 

Më tej Kryemadhi iu përgjigj edhe batutave të kryeministrit, ku theksoi se si doktoreshë e fallxhore e parashikon të ardhmen e vendit të ndritur e pa Ramën.

 

“LSI është si doktori që do të shërojë të sëmurin e përhershëm, për të shëruar sëmundjen kronike që Shqipëria ka 30 vjet në tranzicion që e kalon, edhe si doktoreshë edhe si fallxhore e parashikoj të ardhmen e Shqipërisë, të ndritur të begatë, pa Edi Ramën kryeministër”

 

Drejtuesja e LSI tha gjithashtu se opozita nuk do ta ndal mosbindjen civile dhe protestat deri sa të ketë zgjedhje të lira.

Më shumë video

Reklamë