Dy ditë para zgjedhjeve, Monika Kryemadhi u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për LSI të dielën.

 

Pas takimit elektoral përmbyllës në Tiranë, Kryemadhi deklaroi se ka një energji të jashtëzakonshme mes qytetarësh, që mezi pop resin ndryshimin.

 

“Takimi dje në Tiranë ishte i jashtëzakonshëm. Takimi i djeshëm ishte një energji e jashtëzakonshme, ngjyra e kuqe e flamujve të LSI-së ishte një ngjyrë dashurie, që depërtoi në zemrat e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre që ishin aty, por edhe të atyre qindra e mijërave që na ndoqën nga ekranet dhe rrjeteve sociale. E di se është e vështirë komunikimi me ju nëpërmjet mediave, që i ka uzurpuar Rilindja, por mos ndaloni, shpërndani videon, shpërndani mitingun, mos ndaloni, shpërndani emocionet që kaluat dje aty. Mos ndaloni, trokisni derë më derë sepse ndryshimi ka ardhur. Kërkoni që të votojnë edhe të tjerët për LSI-në, të votojnë numrin 6 dhe të kenë kujdes, të mos nxjerrin fletën të pavlefshme”, tha Monika Kryemadhi në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *