Monika Kryemadhi, gjatë prezantimit të kandidatit për deputet në Belsh, thekson se plani i LSI-së është fokusuar tek rikthimi i të rinjve dhe krijimi i hapësirave të punësimit të tyre.

Kryemadhi deklaroi se një nga pikat kryesore të programit të LSI-së është edhe subvencinimi i bujqësisë dhe ofrimi i një ndihme për shkollimin e të rinjve.

“Përdorimi i pushtetit vendor, i institucioneve të shtetit për politikë dhe për të kërcënuar e terrorizuar njerëzit, iu rëntë në kokë atyre vetë që e bëjnë këtë gjë. Gjithmonë politika është e padrejtë në shumicën e rasteve me njerëzit, me qytetarët. Mendojmë që drejtësia është diçka e paprekshme, por drejtësia e Zotit lart është ajo që ta jep aty ku të dhemb shpirti më shumë. Ne për fëmijët do luftojmë, me ata do merremi, me të rinjtë. Sepse në fund të fundit ne të gjithë e dimë shumë mirë që atë çfarë ka ikur nuk e kthejmë dot më, por të mësojmë nga ato gabime, të mësojmë nga kjo mungesë respekti dhe mirënjohjeje për qytetarët dhe votuesit. Sepse këtu në Belsh njerëzit nuk kanë nevojë për fasadën që bën Rilindja, sepse do bëjë projektet e saj tre dimensionale. Këtu njerëzit kanë nevojë për bukën, kanë nevojë për ushqim, kanë nevojë për ilaçe, kanë nevojë për shërbime, kanë nevojë për punë.

Ajo ka komentuar edhe deklaratën e kreut të qeverisë se do të sjellë fabrikën për prodhimin e vaksinave kineze në Shqipëri.

“Sot ne e dimë shumë mirë që faturat e Covidit janë faturat më të shtrenjta. Do prodhoj vaksina thotë ai për Kinën, se ngeli Kina që të bëjë fabrikë në Shqipëri për të prodhuar vaksinat e veta. Vetëm e vetëm si e si të gënjejë e të mashtrojë njerëzit. Thotë do bëj aeroporte, ndërkohë këtu të gjithë aeroportet  janë mbyllur, njerëzit po ikin me turma me autobusë dhe po ikin nga kufiri, sepse nuk kanë mundësi për t’i hipur avionit e jo më për të bërë udhëtime turistike që thotë ai.”

Në fund të fjalës së saj, ajo iu kërkoi banorëve të Belshit që t’ia besojnë votën LSI-së.

“Por do ua kërkoj sot të gjithë banorëve të Belshit dhe gjithë qytetarëve shqiptarë që na ndjekin, të votojnë atë parti që mban fjalën, atë parti që u përgjigjet njerëzve, atë parti që punon për të rinjtë dhe të rejat dhe të ndëshkojnë me votë ata që i kanë gënjyer dhe mashtruar. Të ndëshkojnë me votë ata që kërcënojnë fukarain me pamundësinë e tij. Të ndëshkojnë me votë çdo institucion, çdo shtet që i mban në rresht dhe i terrorizon familjet e varfra, të sëmurët që kanë nevojë për kemp dhe këdo tjetër. Arkivi më i mirë është tek populli sesa tek shteti, sepse shteti i zhduk gjurmët. Ndërsa populli është ai që nuk i zhduk dot.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *