Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim  Monika Kryemadhi, ka uruar 8 Marsin, ku në mesazhin e saj ajo  vlerëson figurën e tyre ku thekson që me sakrificë sublime kanë rritur dhe po rrisin, shkollojnë të ardhmen e vendit.

 

Në postimin e saj Kryemadhi thekson që gratë shqiptare qofshin më të lumturat në botë. Ndër të tjera ajo thekson segratë janë burimi i jetës dhe mishërimi i paqes, ndaj meritoni të keni çdo ditë nga një urim dhe falenderim për atë që jeni.

 

“Qoftë i dielltë si ky 8 mars çdo ditë e grave shqiptare! E nënave tona që me sakrificë sublime na kanë rritur e shkolluar në kushte tejet të vështira. E nënave dhe grave që vuajtën në ferrin komunist, që mes torturave dhe internimeve sakrifikuan për bijtë e tyre! Qofshin të diellta të gjithë ditët e vitit për ato gra e vajza që përpiqen fort për familjet e tyre! Që çdo ditë sakrifikojnë për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Për ato gra që shpesh harrojnë veten për familjet, që gjejnë kohën të jenë zonja të shtëpisë, nëna dhe bashkëshorte. Që janë të bukura në lodhjen e tyre dhe të shenjta në përpjekjet për të mbrojtur familjet!  Qofshi të lumtura gratë e Shqipërisë kudo ku jeni! Zoti ju dhëntë forcë e kurajo për të përballuar sfidat e vështira të jetës.  Ju jeni burimi i jetës dhe mishërimi i paqes, ndaj meritoni të keni çdo ditë nga një urim dhe falenderim për atë që jeni!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *