Ndryshimi që premton opozita, sipas Monika Kryemadhit, ka bërë që qindra emigrantë të kthehen në Shqipëri për të votuar.

 

Kryetarja e LSI u takua këtë të premte me elektoratin në Gjirokastër, nga ku deklaroi se hemorragjia e institucioneve është një nga problemet më të mëdha për këtë qark.

 

“Nuk është i paqëllimshëm largimi i spitalit rajonal të Gjirokastrës drejt Fierit, sepse do t’i detyrojë gjirokastritët, tepelenasit, libohovitët, dropullitët e të gjithë, të shkojnë të kurohen në Greqi, kur ndërkohë duhet të kenë spitalin e tyre në mes të qytetit. Nuk është i paqëllimshëm largimi i arkivave drejt Lushnjes, sepse kërkon tjetërsimin e gurëve të sokakëve të Gjirokastrës, kërkon tjetërsimin e historisë shqiptare. Nuk është i paqëllimshëm largimi i Drejtorisë Arsimore. Nuk është i paqëllimshëm çdo largim institucional, sepse Edi Rama dhe Rilindja kërkon të zhdukë historinë tonë, kërkon të zhdukë memorien tonë, kërkon të tjetërsojë flamurin tonë. Prandaj, ajo që është dhe më e rëndësishme për të gjithë ne kudo që jemi, të mos ndalojmë në asnjë moment dhe asnjë sekondë. Të trokasim derë më derë, të bisedojmë me të gjithë njerëzit tanë, me miqtë me familjarët. Me qindra janë kthyer nga emigracioni që kanë ardhur për të votuar. Dje takova në Laprakë që kishin ardhur nga Franca, nga Gjermania, nga Amerika. Po kthehen sepse e dinë që ndryshimi ndodh vetëm me votë. Ndryshimi ndodh me votën tuaj më 25 prill, duke votuar Lëvizjen Socialiste për Integrim.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *