Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ju bashkua grupit të krerëve të politikës që përshëndetën qeverinë e re të Kosovës. Kryemadhi deklaroi në rrjetet sociale se koalicioni qeverisës duhet të përgatitet për sfida të mëdha. Ajo bëri thirrje që kjo qeveri të rrisë bashkëpunimin me Shqipërinë.

 

“Shpreh kënaqësinë dhe përshëndes arritjen e Marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re të Kosovës midis Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike. I uroj VV dhe LDK sukses në krijimin e një qeverie të qëndrueshme e efikase në përballjen me sfidat e mëdha në shërbim të qytetarëve të Kosovës, në njohjet e reja dhe integrimin e mëtejshëm në organizatat rajonale e ndërkombëtare. Uroj gjithashtu që mes dy vendeve tona të rritet më tej bashkëpunimi dhe integrimi në të mirë të të gjithë qytetarëve, si dhe për forcimin e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin.”

 

Albin Kurti dhe Isa Mustafa arritën marrëveshjen për qeverinë e re këtë të dielë. Qeveria e re do të jetë e përbërë nga 15 ministri, por në të nuk përfshihet çështja e presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *