E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi publikon fotot: Ja kompanitë që kanë kryer evazion fiskal me ITS e Klodian Zotos

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar disa fotografi, që sipas saj tregojnë kompanitë që kanë kryer evasion fiskal “duke zhvilluar marrëdhënie financiare me ITS e Klodian Zoto”.

 

Reklamë

Ajo shkruan në “Facebook” se shqiptarët presin drejtësi për 3 skemat korruptive, siç i quan ajo.

 

Reklamë

“Të gjithë shqiptarët presin drejtësi për 3 skemat korruptive të inceneratorëve. Pagesat nga taksat e shqiptarëve për këto 3 koncesione, kanë shkuar në xhepat e qeverisë dhe për të realizuar skema evazioni fiskal në vlera miliona euro.  Të dashur qytetarë, prokurorë, e ndërkombëtarë që na keni ndihmuar për realizimin e reformës në drejtësi, ju ftoj të shikoni fotot e mëposhtme. Ato tregojnë kompanitë që kanë kryer evazion fiskal duke zhvilluar marrëdhënie financiare me ITS e Klodian Zoto. ITS e cila, nga 100 milionë dollarë që shteti shqiptar ka paguar deri tani për të 3 inceneratorët, ka përfituar 53 milionë dollarë në bankë, dhe për të justifikuar kostot e fryra e për të përfituar TVSH, ka kryer me këto kompani evazion fiskal në vlerën e 25 milionë dollarëve.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë