Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar këtë të hënë një takim me strukturat e partisë që drejton në Mallakastër, ku në fjalën e saj ka theksuar se  pas saj fshihet një sekt kriminal.

 

Kryetarja e LSI-së ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, tha se drejtimi i PS jo vetëm ka kaluar çdo kufi, por ai po tallet me shëndetësinë, arsimin dhe institucionet që e bëjnë shtetin inegzistent.

 

 

“Është shumë e thjeshtë për t’i konsideruar premtimet e  Edi Ramës. Kam shumë miq nga Partia Socialiste,  sepse vi nga Partia Socialiste, ajo ç’ka vëmë ne re është se drejtimi i PS ka kaluar çdo kufi. Tashmë PS po e drejton një sekt kriminal që pasurinë e ka vënë në pak duar. Rama tallet me shëndetësinë falas, por është shëndetësia më e shtrenjtë në rajon. Tallet për arsimin më të mirë. Kemi institucione që nuk i shërbejnë dot qytetarëve, kemi instituicione që shesin vendin e punës, shteti është inegzistent”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *